Austria e gatshme për thellim të bashkëpunimit me Kosovën

2 javë më parë

Austria e gatshme për thellim të bashkëpunimit me Kosovën

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, të cilin e falënderoi për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shtetit austriak, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit, ai e njoftoi ambasadorin për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.

Ata diskutuan për prioritetet dhe rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit në tërheqjen e investimeve të huaja. Të dy u zotuan për të bashkëpunuar më tutje për të forcuar lidhjet ekonomike ndërmjet të dy vendeve.

Ndërsa, ambasadori austriak shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit  me Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik./AktivPress