Australinë po e mbulon thatësira

1 javë më parë

Australinë po e mbulon thatësira

Shteti më i populluar i Australisë, Uellsi i Ri Jugor (NSW), tani është tërësisht në thatësirë, kanë zyrtarët konfirmuar.

Një dimër i thatë ka intensifikuar atë që është quajtur thatësira më e keqe në kujtesën e gjallë në pjesë të Australisë lindore.

NSW prodhon rreth një të katërtën e prodhimit bujqësor të Australisë. U regjistrua zyrtarisht si “100% në thatësirë” të mërkurën.

Qeveritë shtetërore dhe ato federale kanë siguruar një fond prej 576 milionë dollarësh (330 milionë dollarë), në fondet e ndihmave emergjente.

“Nuk ka një person në shtet që nuk shpreson të shohë ndonjë shi për fermerët tanë dhe komunitetet rajonale”, tha ministri NSW për Industritë Primare Niall Blair.

Australia jugore sapo ka përjetuar vjeshtën e dytë më të thatë, sipas Byrosë së Meteorologjisë, me reshje shiu 57mm (2.24in) nën mesataren.

Më pak se 10mm shi u regjistrua në pjesë të NSW në korrik dhe kushtet më të thata se kushtet normale parashikohen në muajt e ardhshëm..

Të mërkurën, zyrtarët thanë se 23% e NSW u klasifikua si “në thatësirë intensive