Artisti shqiptar luan violinë në krahët e Jezusit në Brazil

6 muaj më parë

Artisti shqiptar luan violinë në krahët e Jezusit në Brazil

Mahnit Olen Çezari. Artisti shqiptar teksa qëndron në krahët e Statujës së Krishtit në Brazil, luan tingujt e magjishëm të “Ave Maria” me violinën e tij.

Pamjet nga Rio de Zhaniero janë bërë publike nga vetë artisti në profilin e tij në Facebook.

Tinguj që flasin për dashurinë hyjnore të nënës për fëmijën, ndjenjë akohore dhe e pakufishme.

Ave Maria në Rio është një udhëtim në një vend të fshehur shpirtëror, dhe introspektiv të zemrës sonë. Një dhomë e vogël që ne e kemi harruar se ka ekzistuar ndonjëherë. “Dashuria e pastër” E pastër si dashuria e nënës për fëmijën e saj që e ndjek atë, duke eksploruar botën hap pas hapi dhe ditë pas dite.

Dashuria është arsyeja përse ne i bëjmë gjërat dhe në këtë klip vajza e vogël po zbulon një lloj tjetër dashurie, përpos asaj për nënën.

Ky udhëtim është pelegrinazhi drejt Krishtit shpëtimtar me muzikën që ata po dëgjojnë teksa vijnë në krahet e Krishtit.  Vizioni i besimit dhe shpresës në muzikë, duke na përqafuar të gjithëve”, thotë Olen Çesari. /Dita