Arrestohet një shqiptar i kërkuar nga SHBA-të për krim kibernetik

6 muaj më parë

Arrestohet një shqiptar i kërkuar nga SHBA-të për krim kibernetik

Policia në Shqipëri tha se e ka arrestuar shtetasin, Aldo Ymeraj, 25 vjeçar, i cili është i akuzuar se ishte pjesë e organizatës së krimit kibernetik, e cila sipas autoriteteve amerikane, u ka shkaktuar dëm konsumatëorëve dhe bizneseve në shumë prej më tepër se gjysmë miliardi dollarësh.

Në njoftimin e djeshëm theksohet se ky person është arrestuar në kryeqytetin Tiranë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara.

I arrestuari Ymeraj është në mesin e 36 personave që në Shtetet e Bashkuara janë akuzuar se janë pjesë e një grupi të quajtur, Infraud Organization, raporton agjencia AP nga Tirana.

Trembëdhjetë vetë prej të dyshuarve të kërkuar, janë arrestuar javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara, Tajlandë, Australi, Britani, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi./rel