Aplikacion i ri për iPhone: Hej Siri, po më ndalon policia!

1 javë më parë

Aplikacion i ri për iPhone: Hej Siri, po më ndalon policia!

Ka një risi të rëndësishme për ekspertët e iPhone këtë vit: Bëhet fjalë për një aplikacion të quajtur Shortcuts, i cili mbledh informacione nga disa aplikacione të tjerë dhe të aktivizohet duke përdorur Siri-n.

Opsionet e mëparshme të iPhone përfshijnë ruajtjen e fotove të Instagramit, shpërndarjen e këngëve që po dëgjoni, ose krijimin e një rutine për ndezjen e dritave apo luajtjen e një kënge.

Por Robert Petersen nga Arizona, tashmë ka krijuar një aplikacion më të lehtë, që quhet “Police” dhe monitoron ndërveprimin që keni me punonjësit e policisë, në rast se ndaloheni, dhe të regjistrojë atë që ndodhi.

Pas instalimit, mund të thoni thjesht “Hey Siri, I’m getting pulled over” (Hej Siri, po më ndalon policia) dhe menjëherë, drita e celularit ulet dhe aktivizohet “Do not disturb” (Mos më shqetëso).

Gjithashtu nis një mesazh te një kontakt që e keni përcaktuar ju paraprakisht, që njofton se po ndaloheni nga policia. Ndërkohë kamera ballore nis dhe regjistron. Në momentin që përfundoni regjistrimin, videoja mund të niset me mesazh ose me email te kontakti që keni zgjedhur, raporton Forumi Ekonomik Botëror./TCh