Albin Tahiri nuk është i kënaqur me rezultatin në Olimpiadë

3 muaj më parë

Albin Tahiri nuk është i kënaqur me rezultatin në Olimpiadë

Garuesi i vetëm nga Kosova, që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang, Albin Tahiri sot për herë të parë ka provuar shtigjet.

Rezultati i tij nga dy lëshime, ishte pozita e 37, për të cilën ai nuk është shprehur i kënaqur.

“Nuk mund të jem i kënaqur më lëshimet, veçanërisht sllallomi ishte i vështirë për mua sot”.

“Por që vendi i 37 për sot në kombinim alpin ishte më e mira që mund të bëja dhe jam shumë i lumtur që mbylla garën time të parë olimpike”.

“Tash jam i fokusuar në lëshimin e së enjtes”, ka shkruar Tahiri në Facebook.