Aktorja e famshme turke uron në shqip Ramazanin

2 muaj më parë

Aktorja e famshme turke uron në shqip Ramazanin

Serialet turke kanë thyer rekorde shikueshmërie në trevat shqiptare dhe aktorët që marrin pjesë në role janë kthyer në të preferuarit e publikut shqiptar.

Me siguri të gjithëve jua ka rrëmbyer zemrën ‘Bahar’ në serialin ‘Beni affet’.

Aktorja e famshme Gayet Tugru, në rolin e Bahar, i ka habitur të gjithë ndjekësit në Instagram me një postim në profilin e saj.

Ajo ka uruar për të gjithë besimtarët për muajin e Ramazanit, por ajo që bie në sy është fakti se urimi është në gjuhën shqipe.

“Mirë se vjen Ramazan.”- ka shkruar aktorja, e cila siç është bërë e ditur, ka origjinë shqiptare dhe urimin për besimtarët ka zgjedhur ta bëjë në gjuhën e origjinës së saj.