Akademikët, simpozium shkencor për pavarësinë e Kosovës dhe sfidat e shtet-ndërtimit”

3 ditë më parë

Akademikët, simpozium shkencor për pavarësinë e Kosovës dhe sfidat e shtet-ndërtimit”

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) ka mbajtur simpoziumin shkencor me temën “Pavarësia e Kosovës dhe sfidat e shtet-ndërtimit”.

Hapjen e këtij simpoziumi e bëri anëtarja e AShAK-së, Justina Shiroka-Pula, e cila tha se në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duhet të kujtohet kontributi  dhe përkushtimi i miqve ndërkombëtar, raporton Ekonomia Online.

Më tutje, Shiroka-Pula, shtoi se synim duhet të jenë politikat aktive që mundësojnë zhvillim.

“Në këtë 10-vjetorin e pavarësisë nuk ka se si të mos i kujtojmë kontributin e miqve të mëdhenj të Kosovës, kongresmenët, diplomatët amerikanë si dhe të gjitha vendet e tjera aleate për rolin dhe përkushtimin e tyre aktiv për Kosovën shtet të pavarur”.

“Mirëpo tani do të shikojmë një të tashme dhe të ardhme këto dy dimensione duhet të jenë synim për të pasur një të ardhur të ndritshme dhe efektive e cila mund të arrihet me politike aktive vendore dhe në bashkëpunim me të gjithë ata që i ndihmuan në krijimin e shtetit tonë”.

Akademiku Jusuf Bajraktari tha se qaja ndaj temë së këtij simpoziumi është komplekse.

Ai tha se do të punohet që të gjitha faktet historike të griten në një projekt në përkujtim të sakrificave kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa Beqir Meta, vuri në pah ndikimin e rezistencës paqësore. Ai tha se rezistenca e bërë ka përgatitur për një kohë të shkurtër opinionin evropian, raporton EO.

“Rezistenca paqësore përgatiti brenda një kohe shumë të shkurtër opinionin  evropian, por në radhë të parë kancelarinë evropiane pasi që një çështje që shumë pak e trajtuan dhe shumë pak e diskutuan u dha atyre kohën e duhur, u dha atyre mbi të gjitha rendin strategjik”.