Agjenti i Buffonit: Trishtimi është i madh

1 javë më parë

Agjenti i Buffonit: Trishtimi është i madh

Agjenti i Gianluigi Buffonit, Silvano Martina, ka thënë se trishtimi është i madh pasi klienti i tij luajti ndeshjen e fundit për Kombëtaren e Italisë.

Paraqitja e Gigit ndaj Suedisë ishte numër 175 për Azzurrët dhe e fundit, kjo pasi Italia e tij u eliminua nga suedezët.

“Të gjithë shpresonin që Italian do vazhdonte tutje në Kampionatin Botëror dhe Gigi tashmë ka folur për ndjenjat e tij”, ka thënë Martina për Tuttomercatoweb.

“Trishtimi është i madh, të gjithë gjërat kanë fund. Gigi është portieri më i madh i të gjitha kohërave dhe ashtu kështu ai do pensionohej (pas Kupës së Botës)”.

“Ai e ndjen shumë dhe jo vetëm për arsye personale, por e ndjen Italinë. Ai është një djalë me shumë ndjenja”, ka shtuar agjenti.

39-vjeçari me Italianë ka fituar Kupën e Botës në vitin 2006 dhe medaljen e bronztë në Kupën e Konfederatave nga FIFA në viti 2013.

Ai vazhdon të jetë portier i parë i Juventusit dhe po e bën punën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. /Telegrafi/