Adelina po vjen me diçka të re

4 muaj më parë

Adelina po vjen me diçka të re

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Ismaili po bëhet gati për një projekt të ri dhe këtë e ka bërë të ditur grimerja e saj Sellma.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të Adelinës e cila dukej mahnitëse me flokë kaçurrela dhe një grim fantastik.

Sellma ka bërë të ditur se diçka e re shumë shpejt do të vijë, mirëpo nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ndryshe, kujtojmë se Adelina një vit më parë është bërë nënë për herë të parë, ajo ka sjellë në jetë një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Uliks./21Media