Aaron Moss, fundor organizator i Bashkimit

6 muaj më parë

Aaron Moss, fundor organizator i Bashkimit

Bashkimi fundorin e gjeti në Islandë.

Amerikani Aaron Moss, do të jetë fundor organizator i Bashkimit në pjesën pranverore të stinorit, mëson Borozani.com.

Moss 185 cm i gjatë, së fundit ishte pjesë e skuadrës Hottur Egilsstadir, derisa luajti me mesatare prej 17.5 pikëve, 7.3 kërcimeve dhe 4 asistimeve.

Gjersa prizrenasit shumë shpejt pritet të zyrtarizojë trajnerin e tretë për këtë stinor.

Pasi që nisi stinorin me malaziasin Predrag Milovic, e pastaj e vazhdoi atë me grekun Fotis Takianos, ekipi do të nis pjesën e dytë të stinorit me një trajner tjetër nga Greqia.

Theksojmë se porotokallezinjtë pritet të angazhojnë edhe disa lojtarë të huaj gjersa prej ekipit janë larguar Samir Zekiqi dhe Imer Tahiri.