A po përgatitet Rusia për një sulm kimik?

1 javë më parë

A po përgatitet Rusia për një sulm kimik?

Trupat ruse pranë bregut të Detit të Zi kanë kryer stërvitje për një skenar, në të cilin Rusia  sulmohet me armë kimike ose bërthamore, zbuloi ushtria e vendit.

Shpërndarë në tri rajone ruse midis Detit të Zi dhe Kaspikut, stërvitjet përfshinë më shumë se 5,000 trupa, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë të hënën.

Duke u përgatitur për një skenar në të cilin Rusia sulmohet nga “armët e shkatërrimit në masë nga një armik hipotetik”, ushtarët u veshën në kostume, helmeta dhe maska antigaz.

Njësitë e specializuara për armët kimike u vendosën në rajonet Krasnodar dhe Stavropol, ndërsa të paktën 100 persona në rajonin fqinjë Rostov, nisën një stërvitje paralele të dekontaminimit të hënën. Ajo pasoi ushtrime të ngjashme të mbajtura nga trupat ruse në kufi me Armeninë gjatë fundjavës.

Po ashtu u shpërndanë edhe laboratorë të lëvizshëm dhe automjete zbuluese radioaktive dhe kimike, të afta për karantinimin, vlerësimin dhe potencialisht eliminimin e një arme kimike ose bërthamore.

Në javët e fundit, forcat bërthamore të Rusisë praktikuan nisjen e raketave dhe fluturimevem për një skenar të mundshëm konflikti. Ushtria është zotuar të provojë sistemin e raketave balistike të Sarmatit para fundit të vitit, transmeton bota.al.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka pohuar se NATO po zhvillon përdorimin e armëve bërthamore pranë kufijve perëndimorë të Rusisë javën e shkuar, por nuk ka ofruar dëshmi për pretendimet e tij.