4 ide veshjesh që duhen kopjuar patjetër këtë verë

4 muaj më parë

4 ide veshjesh që duhen kopjuar patjetër këtë verë

Jeni duke parë për frymëzime kombinimesh për look-un tuaj të sezonit? Jeni në vendin e duhur, sot do t’ju sugjerojmë 4 kombinime të cilat duhet t’i kopjoni për të qenë “in” këtë verë!

1

Fustan i bardhë me xhaketë xhins: Perfekte për mbrëmje!
Në stinën e verës të gjithë e kemi të pamundur t’i rezistojmë sharmit të fustanit të bardhë! Ndërkohë që në ambientet e jashtme është tepër ngrohtë, ky tip fustani është “shpëtimi” ynë dhe është një ide perfekte për ditët dhe mbrëmjet tuaja! Xhaketa e xhinsit sipër të bardhës? Një “must”!

2

Mini fustan me lule: Sa romantike!
Na duket sikur kemi shumë të tillë sepse kurrë nuk ngopemi duke blerë por le të jemi të sinqerta: Të gjitha vajzat i adhurojnë lulet! Mbase janë të vetmet që nxjerrin në pah anën tonë romantike?

3

Pulovër e shkurtër me xhinse të shkurtra: Uniforma jonë e qytetit!
Rregullat sport- chic për ditët në qytet thonë: Vishni një bluzë të shkurtër dhe miksojeni atë me një fund ose pantallonë të shkurtër, do të dukeni super “fashion” dhe do t’i jepni kuptim stilit tuaj urban.

4

Një fustan romantik i kombinuar me kambale: Stili ballerina!
Kush tha që kambalet janë vetëm për dimër? Nëse jeni vërtetë të rifreskuara me tendencat më të fundit të modës duhet ta keni kuptuar tashmë se këpucët e dimrit janë perfekte për në verë. Kontrastet kanë gjithmonë kuptim ndaj guxoni për të qenë ndryshe!