25 vjet nga komunikimi i parë me SMS

2 javë më parë

25 vjet nga komunikimi i parë me SMS

Më 3 dhjetor 1992 u dërgua SMS e parë. Më pas mesazhet që dërgoheshin me celularë u sollën kompanive të telefonisë të ardhura milionëshe. Dhe edhe sot megjithë konkurrencën e shërbimeve të tjera, dërgimi i mesazheve nuk ka marrë fund.

Konceptin e sms-ve e ideuan gjermani Friedhelm Hillebrand dhe francezi Bernhard Ghillebaert. Pra sms-të janë një shpikje gjermano-franceze. Në mes të viteve 1990 kur telefonia mobile dhe celularët shënuan një bum ofruesit e shërbimit sms nxorën fitime të mëdha.

Në vitin 1996 p.sh. në Gjermani u dërguan 100 milionë sms, kurse në vitin 2012 rreth 50 miliardë. Një sms kushtonte 39 cent dhe fitimet ishin tëpër të mëdha. Këto fitime vazhduan edhe pasi filloi të aplokohej sistemi flatrate.

liegende Frau im BH (Fotolia/Ammentorp)

Por që nga viti 2009 shërbimet që  mundësonin smartphonët si Messenger apo Whatsapp filluan t’u bënin konkurrencë sms-ve si mjet komunikimi. Këtyre iu shtuan më vonëë edhe Facebook-Messanger apo Twitter.

Por megjithë konkurrencën nga interneti sms-të vazhdojnë të mbijetojnë. Në Gjermani u dërguan gjatë vitit 2016 rreth 12,7 miliardë sms. SMS-të vazhdojnë të jenë rruga kryesore për dërgimin e kodit të identifikimit për llogaritë bankare on-line. Po ashtu kush nuk u beson shërbimeve sekrete amerikane dhe mbledhjes së të dhënave prej tyre, vazhdon të përdorë sms-të./dw